NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
½ petë sfoljatë
100 gr djath gorgonxola
100 gr krem kosi
100 gr arra
Piper i zi
1 kokërr vezë

Përgatitja

Fillimisht copëtojmë arrat me thikë në copëza të vogla.
Në një mikser përziejmë djathin gorgonxola me kremin e kosit derisa të marrë trajtën e një salce të trashë.
Me pak miell hapim petën sfoljatë vetëm në një drejtim derisa trashësia e saj të jetë 1mm. Më pas veprojmë shpejt duke hapur menjëherë në sipërfaqe të saj kremin e djathit. Shpërndajmë mbi krem arrat e copëtuara duke i ngjeshur lehtë me rolon. Fillojmë palosjen nga njëra anë si role duke shkuar deri në gjysmën e petës. Më pas fillojmë nga ana tjetër duke ardhur përsëri deri në gjysëm të petës. I palosim dy rolonët e formuar dhe fillojmë ta presim në feta me trashësi 9mm – 1 cm. I vendosim larg nga njëra – tjetra në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje. Në fund rrahim një kokërr vezë me pak kripë dhe i lyejmë të gjithë byreçkat. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb