Kjo e enjte është dita e Robin Gosens. Anësori gjerman zbarkoi në Milano për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Gosens firmos me Inter një kontratë deri në 2026 nga ku do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Klubit zikaltër i kushtoi ky operacion 25-27 milionë euro, ku përfshihen edhe bonuset, shumë të cilët janë të detyruar ta paguajnë pas 18 muajsh.

Me afrimin e Gosens, Inzaghi do të ketë në dispozicion anësorin e majtë shumë të kërkuar, një transferim që i bën edhe më të fortë kryesuesit e Serie A.

Dzeko
Dzeko

Në shtëpinë zikaltër askush nuk fshihet më, në këto kushte, titulli është prioriteti tyre kryesor, fakt që e pranon edhe Edin Dzeko: “Jam këtu për të fituar titullin kampion. Në Milano mund të vija edhe më herët, por nuk kam asnjë pishman. Nuk mendoj më për atë që mund të ndodhte, jam në një skuadër të fortë dhe erdha këtu pasi ekziston mundësia për të fituar”, u shpreh Dzeko në një intervistë për “Corriere dello Sport”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: