TIRANË

Rezulton fals alarmi në Tiranë, ku u gjet një send i dyshimtë i mbështjellë me ngjitës të zi, i ngjashëm me një radiomarrëse. Policia rrethoi zonën dhe mori masa për shkak të frikës së ndonjë shpërthimi. Por kanë qenë ekspertët antieksploziv të RENEA-s që kanë nxjerrë konkluzionet.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë në lidhje me sendin e dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, i cili u konstatua në trotuar, në rrugën “Martin Canaj”, policia bën me dije se pas mbërritjes së grupit të ekspertëve antieksploziv të RENEA-s dhe bërjes së ekspertizës nga ana e tyre rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: