Garda Civile e Vinaros në Spanjë ka arrestuar dy shqiptarë të moshave 39 dhe 32 vjeç, për kryerjen e disa grabitjeve në banesat e zonës Baix Maestrat.

Në muajin maj, në shtëpitë e qyteteve në veri të provincës Castellón, janë kryer akte kriminale ku autorët vepronin gjithmonë natën ose herët në mëngjes, duke hyrë në shtëpi me metoda të ndryshme, si ngjitja ose thyerja e dritareve. duke përfituar nga fakti se banorët ishin në gjumë.

Autoritetet i përqendruan dyshimet e tyre tek të arrestuarit tani, banorë në qytetin e Alcalá, duke kryer monitorim dhe mbikëqyrje midis atyre, të cilat rezultuan në arrestimin e tyre më 29 shtator pas kryerjes së dy grabitjeve në zonën e Calig.

Në banesën e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar sende të shumta si çanta, kuleta, ora, syze dielli, bizhuteri, para, etj.

Sakaq, autoritetet policore në Spanjë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e më shumë krimeve duke pasur parasysh numrin e grabtijeve të kryera, ndërsa të arrestuarit do të përballen me drejtësinë në Gjykatën e Vinaros.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: