Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane pas një hetimi të detajuar të autoriteteve.

I riu shqiptar është kapur së bashku me dy shtetas të tjerë shqiptarë dhe një shtetas rumun, pjesë e një shoqate kriminale përgjegjëse për grabitje në provincat Lodi, Milano dhe Monza.

Sipas mediave të huaja shtetasi shqiptar ishte anëtari i fundit i një grupi që kryente grabitje të banesave në provincat e përmendura më lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb