TIRANË-Një djalë dhe një vajzë nga Kamza realizonin supervjedhje me anë të një pulti që hapte makinat pa pasur nevojë të thyenin dyert apo xhamat.

Policia e Tiranës bën me dije se nga ana e sherbimeve te Komisariatit të policisë Vorë dhe në bashkëpunim me Komisariatin NR 5 u bë e mundur ndalimi për vepren penale të “vjedhjes kryer ne bashkëpunim “parashikuar nga neni 134/25 I K.Penal ndaj shtetasve:

Matilda Mertini (Sulaj) 24 vjeç, lindur në Mat e banuese në Kamëz Tiranë, Deivis Muka ,vjeç 26, banues në Kamëz.
Ndalimi i tyre u bë pasi më datë13.03.2016 kanë vjedhur në sheshparkimin e një Qëndre Tregtare në mjetin tip Benz me targë AA898 KR në pronësi të shtetasit L. Luzi (pa thyerje në mjet) katër parfume të markave të ndryshme, një palë syze të markës Rayban me vlerë 260 euro si dhe një orë rolex të cilat i ka patur në kroskotin e mjetit.
Sipas policisë, dy autorët e dyshuar të kësaj vjedhje e kanë kryer vjedhjen me anë të një pulti i cili bllokon mbylljen e mjetit me pult nga ana e përdoruesit duke bërë të mundur hapjen e mjeteve pa thyerje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb