Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me nga 16 vite burgim për Franci Alimin dhe Spartak Qokun, të dyshuar për grabitje vilash në Tiranë.

Për dy miqtë e tyre, Aleks Kala dhe Emel Hajdaraj u kërkua dënimi me nga 11 vite burgim, ndërsa tre të pandehurit e tjerë, Klaudio Metaj, Petro Sava dhe Andi Kraja rrezikojnë dënimi me nga 2 apo 3 vite për moskallëzim krimi.

Grabitja e apartamentit të Endri Moskos

Apartamenti i Endri Moskos, u tentuan të grabitet në orët e para të mëngjesit të 22 majit 2020.

Nga pamjet filmike rezultoi se vjedhje kanë marrë pjese tre autorë, njëri prej tyre ka bërë rolin e rojes ndersa dy autoret e tjere jane ngjitur ne ballkonin e apartamentit.

Personi qe ka qendruar ne rolin e rojes, pasi dy nga autoret kane vendosur shkallet dhe jane ngjitur ne ballkonin e apartamentit  i ka hequr  ato duke i larguar ne nje distance rreth 50 metra nga pallati duke i fshehur në një lulishte.

Nga perleshja ne ballkonin e baneses, Endri Mosko ka arritur qe ti shtyjë te dy autoret jashte ballkonit te apartamentit te tij dhe ata jane larguar me te shpejte.Gjate perleshjes, ne ballkonin e apartamentit njeri nga autoret mbante në dorë nje pistolete  dhe gjate rimbushjes se armes i ka rene nje fishek ne ballkon, ndersa bashkeautori i cili qendronte poshte pallatit i thoshte “vrite, vrite”.

Dëshmia e Endri Moskos

“Kisha rënë të flija, kur dëgjova bashkeshorten time, Joniden qe bertiti.Jam ngritur dhe jam drejtuar nga dhoma ku po flinte bashkeshortja me femijet.

Kjo dhome eshte me ballkon dhe ndodhet  ne krah te rruges.Nga xhami i  deres se ballkonit kam pare nje person ne ballkon, me nje arme tip pistolete ne dore i cili trokiste ne xham ndersa nje person i dyte qendronte tek dritarja e vetrates prej xhami te ballkonit.Kam goditur me grusht xhamin e deres se ballkonit i cili u thye dhe kam dalur ne ballkon dhe kam kapur per mesi njerin prej autoreve duke e shtyre drejt parvazit te ballkonit ku ishte personi i dyte.

Ky i fundit, u hodh poshte ne soleten e katit te pare dhe pas tij edhe personi qe u perlesh me mua.Tek keto dy persona u afrua edhe një i tretë, i cili qëndronte si roje dhe qe te tre u larguan ne drejtime te ndryshme.Me pas bashkeshortja ka njoftuar organet policore me telefon.Pasi u larguan keta persona, ne ballkon kam pare nje fishek arme zjarri.Sqaroj se, jam perleshur me personin qe kishte pistolete ne dore dhe e kam kapur nga gryka dhe ne momentin qe kam goditur xhamin kam demtuar edhe doren time.

Gjate kesaj kohe, personi i cili qendronte ne parvazin e ballkonit i thoshte personit qe kishte armen, “vrite, vrite”.Te dy autoret ishin me shtat rreth 1.75cm, kishin kapuçë xhupi ne koke dhe pjesen e gojes dhe hundes te mbuluar me nje cope me ngjyre te zeze.Kishin veshur rroba te zeza, fytyrat nuk kam mundur ti identifikoj. Sqaroj se objektet qe ndodhen prane baneses sime kane  kamera vezhgimi”, rrëfen Endri Mosko.

Ai ju shpjegoi hetuesve se një ditë pas kësaj ngjarje, është telefonuar nga një numër anonim.

“personi më thotë; “Endriti, ti je”, une ju pergjigja, “po une jam, po ti kush je”, ai u pergjigj, “une jam terrori i mengjezit”.E pyes  se ç’fare donte dhe ai me tha, “bej gati nje zarf brenda 10 ditesh ose merr avionin  per rruge te larget”.Dyshoj se ky person duhet te jete njeri nga dy personat e ngjarjes se dt.22.05.2020”, shpjegon Mosko.

Prokuroria deklaron se nga hetimet rezultoi se numri përmes të cilit është kërcënuar Mosko, është i regjistruar në emër të Nevruz Turkut, por që përdorej nga i pandehuri Spartak Qoku.

Endri Mosko ka deklaruar se, ne daten 1 Qershor i eshte bere nje thirrje nga numri  06938xxxx (Spartak Qoku), rreth ores 20.30’ ku i eshte thene se, “Endri te lutem, na e mbyll kete çeshtje me shtetin, te kerkojme falje dhe nëqoftese na ndihmon me shtetin, ne do te tregojme se kush na solli tek ty,(kallauzin)”. Personi qe i telefonoi i thote gjithashtu se, “ai Beratsi që ti mban afer, po na ndihmove me shtetin, ne do te sjellim Beratsin tek ty dhe, do të të tregojme fije e per pe, se kush na ka sjelle tek ty”. Ne oren 23.22’, tek ky numer telefonik 06938xxx  Endri ka derguar nje mesazh ku i ka thene se, “persa i  perket informatorit ju kane drejtuar shume keq, se une nuk kam as lekë ne shtepi dhe se nuk mbaj njeri me rroge pasi une jam me rroge per vete”.

Dëshmia e të penduarit Spartak Qoku

Ështe e vertete qe une se bashku me shoket e mij, shtetasit Emel Fadil Hajdari, shokun tjeter Franci mbiemri nuk po me kujtohet dhe punonjesin e gardes me emrin “Gyli” kemi shkuar per te vjedhur nje sasi kokaine prej 4kg ne banesen e shtetasit Endri Mosko te cilin e therrasin me pseudonimin “Boli”.

Dua te sqaroj me hollesi se, tre dite perpara se te ndodhte ngjarja e mesiperme jam takuar tek “Astiri”, poshte pallatit tim, me shtetasin Klaudio Metaj qe eshte nga Rresheni i cili më tha se, nëse kisha dijeni që dikush kishte sasi te medha lekesh ne shtepi, ti thoja, pasi ai njihte disa çuna nga Fushe-Kruja te cilet ishin profesioniste per te hapur dyer dhe per te bere grabitje.

I thashe se do te interesohem sepse me kishte thene njëri se tre vete kishin leke, nderkohe une kam ikur ne shtepi ndersa Klaudio u largua.

Pas 15’ tek shtepia ime ka ardhur shtetasi Andi Kraja i cili me thote, hajde te shkojme ne Durres të të jap nje dreke dhe me kete rast do te shikonte edhe shtepine qe i ishte prishur nga termeti.Kemi ikur qe te dy per ne Durres, me makinen e Andit, te markes Ford, ngjyre e bardhe dhe kemi ngrene dreke ne Plazh- Durres.Andi nuk ka shkuar tek apartamenti i tij pasi pallati ishte i shkaterruar dhe nuk rrezikoi dhe pastaj jemi kthyer per ne Tirane, ku ai me ka lene mua  tek pallati im dhe vete iku per ne shtepine e tij.

Ne momentin qe ishim ne Durres, Klaudio Metaj me ka marre ne telefon duke me thene “shiko se duhet te takohemi se i kishte takuar ata shoket e tij per te cilet me la porosi” dhe une i thashe se po vija per ne Tirane.

Pasi Andi ishte larguar, pas rreth 15’ – 20’, Klaudio Metaj ka ardhur poshte pallatit tim se bashku me dy shoket e tij, Francin te cilin e kisha shok edhe une dhe nje person tjeter te cilin nuk e kisha pare me pare, i cili nuk u prezantua me emer por me tha se ishte nga Mamurrasi ose Laçi, por te nesermen me ka thene se quhej Gyli dhe se punonte tek Garda e Republikes.

Me makinen Audi A3, me ngjyre te zeze te punonjesit te Gardes me emrin Gyli kemi shkuar qe te kater ne Selite.

Pasi jemi futur ne kete rruge, ne te perpjete kemi marre majtas rreth 200 metra ku une ju kam treguar nje vile kater kateshe te cilen ma kishte treguar shtetasi Andi Shkurti, si person qe kishte leke dhe nje sasi prej 2 kg e 800 gram kokaine ne shtepi.

Ky personi i viles ishte nga Berati, kishte nje Benz 63 S,  me benzine, me ngjyre te bardhe, te cilin e mbante here me targa Zvicre dhe here me targa Tirane.Pasi ju tregova shtepine qe do te vidhnim jemi kthyer se bashku ku me lane tek pallati im dhe ata u larguan se bashku, ku kemi lene orare qe te takoheshim ne oren 09.30’ tek pallati im.

Te nesermen ne oren 09.30’ ka ardhur tek pallati im vetem punonjesi i Gardes me emrin Gyli me makinen e tij audi, targat e se ciles nuk i kam fiksuar me ka marre ne makine dhe kemi shkuar tek shtepia e Francit tek Komuna e Parisit, pallatin e te cilit e kam fiksuar (Franci me ka thene se ishte ne arrest shtepie pasi me tha se kishte vjedhur zonjen e keshillit te mire, por se i kishte ikur policise ate dite).

Kemi marre Francin ne makine dhe te tre kemi shkuar tek shtepia ne Selite qe ishim nje dite me pare, ku Gyli ka qendruar ne makine qe te ishte ne gadishmeri per tu larguar sapo te kryenim vjedhjen, ndersa Franci ka marre pistoleten e Gylit e ka futur ne brez.

Une me Francin jemi ngjitur ne katin e kater  te viles ku i kemi rene ziles dhe sapo ta hapte i zoti i shtepise, Franci do ti vinte pistoleten ne koke dhe do ta grabisnim.I kemi rene ziles disa here por askush nuk e hapi deren.Te dy kemi zbritur poshte dhe kemi ndenjur poshte viles, diku aty prane ne makinen e parkuar dhe jemi pozicionuar qe te kishim pamje, nese do vinte ne banese personi me qellim qe ta grabisnim dhe kemi qendruar aty rreth kater ore.

Ne nje moment, qe te tre (Spartaku, Franci dhe Gyli) kemi hyre ne nje lokal perballe Mullirit te Vjeter ku jane disa xhiro pica ne fillim te rruges per Selite dhe kemi pire kafe.

Pas gjysem ore kemi shkuar perseri tek vila kater kateshe ku kemi pare personin qe do te grabisnim i cili ishte ulur poshte tek trotuari dhe qendronte i shoqeruar me nje person tjeter, tip tullac, me trup te madh i cili kishte nje  makine tip Audi A6, me ngjyre te bardhe.

Franci tha se nuk behet më tashti kjo pune por te ktheheshim naten, ne oren 12.00 te nates qe ta benim sipas menyres se Francit (ku do ti binim deres dhe  do te shtireshim si police.U larguam prej aty dhe mua me sollen tek nje lulishte, tek Mozaiku, me lane aty duke me thene se ne oren 12.00’ te nates do më prisnin  po aty dhe të isha gati, pa telefon me vete.

Une kam ndenjur aty rreth nje ore pasi kam pire nje cigare hashash pastaj kam ikur ne shtepi.Kam ngrene buke, kam marre makinen qe kisha marre me qera dhe kam shkuar tek Mozaiku i Tiranes rreth 40’ perpara, kam pritur dhe nderkohe ka ardhur vetem Gyli ne oren 12.00’ te nates, ndersa Franci ishte ne shtepi dhe na priste qe te shkonim dhe ta merrnim.

 

I kam thene Gylit se do te vidhnim nje argjendari qe ishte ngjitur me kryqezimin e “21 Dhjetori-t”, ngjitur me funeralin, dhe te mos shkojme tek vila kater kateshe pasi personi qe do te grabisnim kishte ikur ne Berat.

Une e thashe kete sepse mesova nga Andi Shkurti se ky person qe do te grabisnim kishte nje femije te vogel dhe nuk doja qe ti ndodhte diçka e keqe pasi une vete kam dy nipa.

Ne kete moment Gyli me tha, hajde te ikim te marrim Francin qe te kryenim vjedhjen e Argjendarise, por une i kam thene, shko merre ti Francin pasi une po pres djalin tjeter qe e di se ku ndodhet argjendaria. Gyli ka ikur me makinen e tij dhe ka marre Francin dhe nderkohe aty ka ardhur shoku im,  Emel Hajdari dhe pas pak minutash kane ardhur edhe Gyli me Francin.Qe te kater kemi bere muhabet rreth 4’ dhe pastaj rame dakort qe te shikonim se ku gjendej Argjendaria qe do te vidhnim.

Pasi kemi shkuar dhe e kemi pare argjendarine jemi pozicionuar, Gyli ka ndenjur i parkuar me makinen e tij tek vendi i taksive, mbrapa dy taksive sepse, nese do te arrinim te nxirrnim kasaforten e argjendarise do te vinte me makinen e tij qe ta transportonim.

Emeli ka ndenjur tek poliklinika nr.9, si roje, ndersa une dhe Franci kemi shkuar nga mbrapa Argjendarise qe te mos na shikonin njerezit dhe pasi Emeli te na jepte sinjalin se nuk kishte njerez, une dhe Franci do te afroheshim, po ashtu dhe Emeli dhe do te futeshim ne argjendari per te vjedhur. Duke shkembyer cigare me Francin dhe duke bere muhabet mbrapa argjendarise, Franci me tha qe te mos e vidhnim argjendarine sepse do binte alarmi, kasaforta do jete e ngjitur ne mur dhe nuk do ta realizonim dot.

Gjithashtu Franci me tha se edhe nese e vidhnim argjendarine, nuk do te kryenim vjedhjen ne banesen e “Bolit” pasi policet do te ishin neper kembë, ne lagje dhe per kete vendosem qe te shkonim dhe te kryenim grabitjen ne banesen e “Bolit”.

Pas kesaj bisede une dhe Franci kemi shkuar tek Emeli dhe Gyli dhe qe te kater biseduam qe te shkonim per te vjedhur banesen e “Bolit”.

Ne fillim kemi shkuar dhe kemi parkuar tek Mozaiku qe te dyja makinat, ngjitur me njera tjetren dhe kemi biseduar perseri qe te shkonim dhe te hynim per te vjedhur ne shtepine e Bolit pasi une kisha informacion nga Andi Shkurti se Boli kishte nje qese dixhitali plot me leke, kishte 3-4 kilogram kokaine te paster dhe rreth 10 ora floriri te kushtueshme, vetura te kushtueshme si benz, mazerati etj.

Gyli tha qe te mos e benim ate nate grabitjen pasi me vete kishte pistoleten e punes dhe nuk donte qe ta benim me pistoleten e punes por ta benim grabitjen te nesermen pasi ai do te siguronte arme te tjera, ne Fushe-Kruje, ku na tha se do siguronte çfaredolloj arme qe te kishim nevoje.Franci ju lut Gylit qe te na jepte pistoleten e tij te punes dhe nese diçka shkonte keq ai do te deklaronte se ja kishin vjedhur dhe po te donte te thoshte se ja kishte vjedhur Franci.Pas kesaj bisede Gyli ra dakort dhe ja dha pistoleten e  tij te punes Francit, ndersa vete ka ndenjur ne makinen benz qe kisha marre me qera me qellim qe te ishte gati per te ikur kur te kryenim vjedhjen.Une, Emel Hajdari te cilit i therrasim “Cuci”  dhe Franci jemi nisur ne drejtim te pallatit te Bolit.

Ne fillim kemi kontrolluar zonen rreth e perqark dhe kemi pare qe nuk ishte e mundur qe te hipnim pa shkalle. Emeli tha se e dinte se ku gjendeshin nje pale shkalle druri, ne katin e fundit te nje pallati qe ndodhej dy pallate me tutje ku do te kryenim vjedhjen.

Une i kam thene se nuk hipja dot te merrja shkallet pasi kisha probleme me mushkërine dhe atehere kane shkuar Franci me  Emelin dhe kane marre shkallet prej druri dhe pasi e zbriten poshte i kemi fshire shkallet me nje bluze qe kishim veshur pasi i kishim prekur me duar dhe kishim frike se mos linim gjurmet dhe pasi kane hequr çorapet nga kepucet i kane veshur tek duart dhe i kane mbajtur ne krahe.

Pasi shkuam tek pallati i Bolit, une dhe Franci kemi vendosur shkallet ne anesore te pallatit, jemi futur dhe kemi qendruar tek hyrja ne katin e pare.Emeli ka shkuar tek kryqezimi i rruges afer lokal “Oslo” dhe nderkohe qe ne u afruam tek shkallet, Emeli na dha shenje me dore qe te fillonim.Une me Francin kemi ngritur shkallet dhe i kemi vendosur ngjitur me ballkonin.Ne fillim jam ngjitur une dhe pas meje eshte ngjitur Franci, ndersa Emel Hajdari pasi jemi ngjitur ne tek ballkoni, ka ardhur dhe ka hequr shkallet me qellim qe te mos i shikonte ndonje kalimtar.Ne (Spartaku dhe Franci) pasi te kryenim vjedhjen do te hidheshim nga ballkoni, keshtu e kishim biseduar me pare.

Pasi kemi hipur ne ballkon, kemi pare se dritarja e dhomes ishte e mbyllur nga brenda dhe ne ate moment, Franci me ka dhene pistoleten mua dhe une kam trokitur ne xhamin e dritares, pasi e dinim sipas fjaleve te Andi Shkurtit se Boli ishte vetem ne banese.Pasi kam trokitur, nga krevati kemi pare se eshte zgjuar gruaja e Bolit e cila menjehere ka bertitur dhe thirrur Bolin i cili ishte ne dhome tjeter.Boli ka ardhur menjehere duke bertitur dhe uluritur ndersa une i thosha “hape deren, policia”, edhe Franci me thoshte thuaj, “jemi policia se nuk ta hap ndryshe”.

Boll ka thyer xhamin e dritares se dhomes dhe ka arritur qe te me kapte mua per fyti, ndersa une perpara se te me kapte per fyti bera mbushjen e pistoletes qe me kishte dhene Franci e cila kishte qene e mbushur pasi Franci e kishte mbushur me pare.Ne momentin qe bera rimbushjen e pistoletes, nje fishek ose dy kane rene ne ballkon.Kur Boli me kapi per fyti, une ja kam dhene pistoleten Francit pasi ajo me ngeci ne momentin e rimbushjes, ndersa Emeli bertiste nga poshte “vrite, vrite”.

Franci filloi te qellonte me shkelma dhe grushta ne drejtim te Bolit, dhe ketu kam perfituar une dhe jam shkeputur duke rene nga ballkoni.Pas meje eshte hedhur Franci dhe qe te tre kemi ikur tek Gyli. Sqaroj se gjate renies, une jam vrare pak ne koke dhe kemben e djathte por, ne koke nuk kam shenje ndersa tek kemba e djathte me ka ngelur nje shenje e vogel.

Pasi kemi ikur tek Gyli qe priste ne makinen benz qe kisha marre me qera, te kater kemi ikur me makine te cilen e drejtonte Gyli. Jemi futur ne rrugen “Naim Frasheri”, kemi dale ne rrugen e “Kavajes”, pastaj ne rrugen “Myslym Shyri”, ne rrugen perpara Drejtorise se Policise Tirane, kemi kaluar uren, kemi vazhduar rrugen “Sami Frasheri” drejt, kemi dale tek sheshi “Ëillson”, jemi rrotulluar djathtas dhe tek semafori i pare, tek stadium Dinamo jemi futur majtas dhe kemi shkuar tek pallati qe banonte Franci, i cili me ka thene se banonte ne katin e dyte te ketij pallati.

Pasi ka zbritur Franci per te shkuar ne shtepi, na ka thene se do bente dy tre telefonata qe ta mbyllte kete gje qe beme.Une, Emeli dhe Gyli kemi ndenjur rreth 20’ qe te prisnim Francin te zbriste nga shtepia dhe pasi ai ka ardhur, na tha se tani po vinte nje shoku i tij nga Shkodra dhe do ta mbyllte kete pune me Bolin dhe me policine nese ishte bere e madhe.Para se te ndaheshim nga Franci, ai  i kerkoi numrin e celularit Emelit duke i thene se do ta lajmeronte ne vazhdim per ta mbyllur si muhabet.

 

Pas kesaj, Une, Gyli dhe Emeli kemi ikur me makinen benz qe e drejtonte Gyli tek Mozaiku, tek makina e Gylit, i cili i ka hipur ne makinen e tij dhe pasi na pyeti se ku do shkonim, na tha gjithashtu qe te mos flisnim per te ç’faredo qe te ndodhte sepse po te flisnim nuk do i kishim punet mire me të, pastaj na percolli deri tek dogana me makinen e tij duke ecur perpara dhe ne, në makinen time qe kisha marre me qera  ecnim mbrapa dhe ne rast se do te na ndalonte policia, Gyli do te thoshte se ishim me të dhe nuk do te kishim probleme.Gyli eshte  kthyer perseri per nga “Zogu i Zi” por na tha se do te ikte ne Laç pasi sipas tij, ne dreke do te ishte ne pune.

 

Une dhe Emeli kemi shkuar ne shtepite tona pasi Emeli e ka shtepine tek pallati perballe pallatit tim.Qe nga ajo dite, une jam takuar vetem me Emelin çdo dite ndersa me Francin dhe Gylin nuk jemi takuar dhe as kemi folur ne telefon.

Sqaroj se Andi Shkurti te cilin e therrasin “Çerri” disponon numrin e celularit 06934xxxx, ne telefon ja kam shenuar numrin me emertimin “Cerri Mami Mozes”, Klaudio Metaj disponon numrin cel.06848xxx, te cilin une e therras “Lupino” qe do te thote ujk i vogel ne italisht, dhe numrin e telefonit me kete emertim ja kam shenuar ne telefon, Emel Hajdari disponon cel.0697934023, te cilin e therrasim “Cuci” dhe numrin e telefonit me kete emertim ja kam shenuar ne telefon.

Petro Sava,  e njoh, e kam çun lagje dhe mbas dy diteve qe ndodhi ngjarja tek banesa e Bolit, e kam thirrur dhe e kam takuar pasi Andi Shkurti me ka thene se eshte Petro Sava ai qe ka spiunuar tek Boli se kush kishin qene personat qe i ishin futur ne shtepi dhe sipas Andit, Petro i kishte thene Bolit “shiko se ato shoket e Çerrit jane shume te rrezikshem”, gje te cilen ma tha vete Çerrit dy dite pas ngjarjes. Une e kam pyetur “Çerrin” (A. Shkurti) se ku e  kishte marre kete informacion dhe ai me tha se, e kishte marre Boli ne telefon dhe i kishte thene “hajde urgjent tek shtepia” dhe pasi hyra tek shtepia e Bolit, Boli i kishte nxjerre 1000 euro dhe nje tufe bizhuteri duke i thene ”jepja atyre  gangsterave te tu, se keto kisha ne shtepi, s’kam te tjera”, nderkohe qe Andi Shkurti i kishte thene se nuk kam gisht ne kete pune, po shiko se kete pune ta ka bere Petro dhe shoket e tij.Pas kesaj bisede me Andin, kam marre ne telefon Petron dhe kam biseduar me te, ku ai me eshte betuar se nuk kishte dhene informacione per Bolin, ndersa une i kam treguar se kush kishte marre pjese ne grabitjen tek shtepia e Bolit.

Pamjet filmike

Nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të një marketi janë fiksuar momentet e ardhjes se autoreve te ngjarjes, marrjes se shkalleve  dhe vendosjes se tyre ne ballkonin e shtetasit Endri Mosko.

Edhe nga pamjet e marra nga pamjet filmike te regjistruara nga kamerat e sigurise “01”, te cilat mbulojne nje pjese te rruges “Naim Frasheri” shihet momenti i ardhjes se  tre autoreve, te cilet mbajne kostume sportive, si ngjyre gri, me kapuçe ne koke si dhe momenti qe  mbartin ne krahe  shkallen qe me pas e vendosin tek ballkoni i te demtuarit.

Dëshmia e gardistit

Ne deklarimet e tij midis te tjerash, i pandehuri Aleks Kala ka deklaruar se, ka njohje me te pandehurit Franci Alimi e Klaudio Metaj, fisheket e gjetur ne banese i ka marre ne Zall-Herr kur ka bere qitje pasi eshte punonjes i Gardes se Republikes dhe eshte i pajisur  me çertifikate per qitje ne distance te largëta, ndersa persa i perket armes se sherbimit, ate ja ka vjedhur shtetasi Franci Alimi.

Nga pergjimi telefonik i realizuar midis te tjerash rezulton se, nga komunikimet midis te pandehurit Spartak Qoku e Petro Sava, rezulton se gardisti ka dijeni per vjedhjen e baneses se Endri Moskos. Nga ana tjetër ai e siguron Spartakun se Endri Mosko (Boli)  nuk ka dijeni per që ai është i përfshirë “Vlla nuk di gje  Boli per ty”, “Çerri po te shet avash- avash”, ”do vij te sqaroj une per pak””, dëgjohet të thotë ai.

Andi Kraja, ne komunikimin  me te pandehurit Spartak Qoku e  Petro Sava rezulton te jete ne dijeni te vjedhjes me arme te baneses se shtetasit Endri Mosko si dhe te autoreve te vjedhjes.

(Pergjim i dt.29.05.’20, midis te pandehurit Andri Kraja e Spartak Qoku (nr….077Sp.Q.- “he mo Kraje,- nr…530(A. K.)- ku je lal, …077- ketu poshte’….530- poshte jam edhe une,….077 hajde lal ktu te kafja te kta cunat ktu”etj.;

Nga informacioni i marre nga kompanite celulare si dhe nga materiali pergjues rezulton se numri ….530 qe i perket shtetasit Andi Kraja, me dt.20.05.2020 dhe 21.05.2020 komunikon me nr…….772,  ne perdorim nga shtetasi Spartak Qoku.

I pandehuri Spartak Qoku deklaron se shtetasin Andi Kraja e kam shok femijerie dhe i kam treguar per grabitjen tek shtepia e “Bolit” dhe ai me ka thene se ke bere gabim.

Me dt.29.05.2020 numri telelefoni ….772 (Sp.Qoku) i dergon nje sms nr….708(P.Sava)  ku midis te tjersh i thote: “shife na sajo ndonje gje, me vjen keq qe te ka pezier ty ne kete mes, une skam qene vetem, por vete i katert aty, mire une, po ata te tjeret cfare mendojne per ty Petro” ndersa ky i fundit i dergon nje sms duke i thene “nuk di gje Boli per ty” etj.

Nr……708 qe i perket shtetasit Petro Sava komunikon edhe me shtetasin Andi Kraja(…530)  dhe numrin…..077 qe i perket  shtetasit Elvis Qoku (vellai i Spartakut).

Nga komunikimi me sms midis te pandehurit Spartak Qoku me shtetasin Endri Mosko, i pandehuri Spartak midis te tjerash i shkruan “une skam qene vetem por vet i kater(4) aty” dhe i kerkon atij qe te mbylle kete çeshtje me shtetin se do ti tregoj gjithçka rreth ngjarjes  dhe pjesemarresve ne krim.

Nga transkriptet telefonike rezulton se me dt.02.06.2020, nr.0693831712, ne perdorim nga i pandehuri Spartak Qoku ka komunikuar me sms me shtetasin Endri Mosko te cilin e kercenon me jeten e tij e te femijeve dhe i kerkon te heq dore dhe te mos e ndjek çeshtjen me shtet duke i bere te ditur se e kane bere ata vjedhjen.Kanosja  e bere menjehere pas ngjarjes eshte me natyre serioze dhe krijon bindjen tek i demtuari se do te kryhet. Por Endri Mosko, ka bërë denoncim në polici.

MASAT E DËNIMEVE:

Spartak Qoku – 16 vite burgim

Franci Alimi – 16 vite burgim

Aleks Kala – 11 vite burgim

Emel Hajdaraj – 11 vite burgim

Klaudio Metaj – 3 vite burgim

Petro Sava – 2 vite burgim

Andi Kraja – 2 vite burgim

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb