ITALI- Gjatë ditës së sotme policia italiane ka prangosur katër persona, të cilët dyshohen se kanë kryer 7 raste vjedhjesh dhe grabitje banesash, por edhe filiale postash e ambinete lokalesh.

Siç raportojnë mediat italiane, në mesin e të arrestuarve është edhe një shqiptar, i cili së bashku me 3 të tjerët kryente vepra penale të grabitjes dhe të vjedhjes në disa zona të Italisë.

Pas hetimeve intensive, shqiptari i njohur si Përparim Lamaj dhe tre të tjerët kanë qenë protagonistë në këto aksione.  Veprat e tilla dyshohet t’i kenë kryer përgjatë dy viteve, konkretisht nga tetori i 2015 deri në tetor të 2017.

Në aktivitetin e tyre kriminal, objekt i grabitjeve ishin zyrat e postave, lokalet, madje nuk kanë munguar edhe rastet, të cilat janë shoqëruar duke lidhur pronarët e lokaleve e më pas janë grabitur para, telefona dhe sende me vlerë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb