Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 si dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, pas njoftimeve të marra për vjedhje në 2 biznese në kryeqytet, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në provat e grumbulluara, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin F. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur shumën 5 milionë lekë të vjetër, në një biznes (pastiçeri). Gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e parave të vjedhura.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Nr. 4 kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin S. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur shumën 50 000 lekë të rinj, në një dyqan në rrugën “5 Maji”, shumë e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: