Policia e Sarandës zbardh dhe dokumenton me prova ligjore vjedhjen me dhunë të ndodhur më 29 gusht 2020, në fshatin Melçan, Finiq.

Policia thotë se për këtë ngjarje shkon në tre numri i të arrestuarve si autorë të dyshuar të vjedhjes.

NJOFTIMI I PLOTË
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së ngjarjes së ndodhur në 29 Gusht në fshatin Melçan, bënë të mundur zbardhjen e plotë, identifikimin, kapjen dhe ndalimin e të dy bashkëuatorëve të dyshuar për këtë ngjarje, konkretisht:
K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve rezulton se më datë 29.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin J.G., 31 vjeç, banues në Kolonjë, Gjirokastër (arrestuar në flagrancë), gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Dh.P në fshatin Melçan, Finiq, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin. e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: