Policia greke arrestoi dy të rinj, një shqiptar dhe një maroken, të cilët akuzohen për një grabitje.
Ngjarja ndodhi në zonën e Kallitheas.

Sipas ELAS, dy të huajt i janë afruar pak pas orës 19:30 një 29-vjeçari, i cili ndodhej në rrugën Syngrou dhe nën kërcënimin e armës, i kanë marrë të gjitha paratë dhe një celular që kishte me vete.

Menjëherë pas kësaj, dy autorët janë larguar në drejtim të panjohur. Por pak më vonë, efektivët e policisë kanë lokalizuar dhe më pas i kanë arrestuar dy grabitësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: