Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend foli me tone të ashpra ndaj kreut të PD Sali Berisha, duke e quajtur atë si grabitësin më të madh të pronave në Shqipëri.

“Biem të gjithë dakord që Shqipëria dhe RMV dy vende anëtare të NATO-s , sot mbahen peng nga një vend anëtar i NATO dhe kjo është keqardhja më e madhe ku në kohë të vështira një vend anëtar i NATO-s nuk e kupon rëndësi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mbajnë sa më parë Konferencën e parë ndërqeveritare. Qoftë KE , PE, kanë qenë të qartë se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Po fliste një grabitës pronash i paimagjinueshëm dhe pas 31 vitesh në politikë paska ardhur dita që ky grabitësi i kërkon ndjesë pronarëve , Ky që ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në Dhërmi. E ftoj parafolësin tu shpjegojë shqiptarëve, si ka mundësi që ky është pronar tokash në Dhërmi, apo aty ku janë të gjithë raca e këtyre tek Gjiri i Lalzit…Datën e lindjes se çoi nga korriku në nëntor që ta kishte afër shokut Enver. Ky grabitësi i pronave grabiti kompleksin ‘Partizani’, dhe i bëj thirrje SPAK meqë më ka informuar se ka nisur procedimin, nesër do çoj dokumente shtesë se si është vjedhur prona. Ky që u betua se çdo të bëjë betimet e PD. Është thjesht një mbetje e regjimit komunist në jetën politike të vendit”, tha ai

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: