ITALI

Diletta Leotta është një nga gazetaret e sportit më të komentuara dhe më të bukura në Itali. Së fundmi moderatorja bukuroshe ka rënë pre e një grabitje në shtëpinë e saj.

Mediat italiane kanë raportuar se mbrëmjen e djeshme, grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e moderatores, në Milano. Madje duket se misioni i tyre ka qenë mjaft i qartë.

Grabitësit kanë patur si qëllim që të merrnin sa më shumë gjëra me vlerë, e sipas policisë vendase ata ja kanë dalë që ta realizojnë misionin e tyre.

Hajdutët arritën të merrnin shumë sende me vlerë si orë të shtrenjta, bizhuteri etj me vlerë rreth 200 mijë euro. Policia po punon për kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb