Një arkitekt italian, i quajtur Roberto Mottura, 49-vjeç është vrarë nga hajdutët që kishin hyrë për të grabitur banesën e tij në Torino.

Bashkëshortja e arkitektit, Laura Lai, ka treguar të gjithë tmerrin e përjetuar disa net më parë, ku i shoqi, u vra pamëshirë nga grabitësit.

“Kanë qenë dy burra me kapuç në kuzhinë. Ata bërtitën me të madhe, Roberto shkoi poshtë dhe situata precipitoi në çast”, ka thënë gruaja për mediat.

Nuk dihet ende qartë se si u vra Roberto, por pas njoftimit të gruas ambulanca ka shkuar në vendngjarje.

Edhe pas ndërhyrjes së tyre, plaga rezultoi fatale për 47-vjeçarin, i cili nuk arriti të fitonte betejën me jetën.

Për grabitësit dihet shumë pak. Ditën e grabitjes dihet që kanë lëvizur me një “Audi A3” në ngjyrë blu dhe me targë, e cila nis me shkronjat “BH”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: