KORCE- Rriten fenomenet e grabitjeve në qytetin e Korçës. Mësohet se brenda pak ditësh janë vjedhur arkat e 3 kishave dhe 5 banesa emigrantesh në fshatin Zvirinë.

Hajdutët kanë hyrë përmes dritareve në dy prej kishave ndërsa në kishën e Shën e Premtes kanë hapur me mjete të sofistikuara derën.

Nuk dihen vlerat monetare të përvetësuara, ndërkohë që sipas banorëve dhe priftit të fshatit fenomeni është i përsëritur. Pavarësisht denoncimeve në polici, deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: