Disa grabitës në Gjermaninë Qendrore u larguan me një tufë panelesh dhe materialesh të tjera, të marra nga një central diellor.

Sipas policisë, grabitësit prenë disa kabllo dhe vodhën 33 invertitorë, me vlerë rreth 128 000 euro (152 000 dollarë).

Vjedhja e së hënës në qytetin Weissensee gjithashtu shkaktoi dëme materiale prej rreth 84 000 eurosh, ndërsa grabitja u zbulua nga punonjësit.

Çmontimi i pjesëve të rënda duhet t’u ketë marrë shumë kohë duke bërë që policia të mendojë se në ktë grabitje ”ishte përfshirë një grup i madh hajdutësh”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb