FUSHË-KRUJË- Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pak para mesditës së sotme në Fushë-Krujë pasi persona të armatosur dhe me maska kanë tentuar t’i grabisin. Sipas të dhënave zyrtare të plagosur me armë zjarri pistoletë kanë mbetur shtetasit K.F., 28 vjeç dhe H.F., 41 vjeç.

Dy vëllezërit janë transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia deklaron se dy vëllezërit ishin tregtarë misri dhe kishin dalë në treg sot me makinë për të shitur kur janë sulmuar nga dy grabitës, ndërsa shkarkonin mallin nga makina.

Autorët kanë tentuar t’i vjedhin dhe pasi kanë hasur në rezistencë i kanë plagosur. Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar për grabitjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb