BRITANI

Kamerat e sigurisë në Londonberry kanë filmuar një vjedhje të pazakontë të një bankomati pranë një marketi. Grabitësit vodhën bankomatin në orët e para të mëngjesit.

Siç shihet nga pamjet, një burrë me eskavator thyen murin, më pas shkatërron bankomatin dhe e fut atë në një furgon të parkuar aty pranë, raporton BBC.

Grabitësit kanë mbuluar fytyrat me maska që të mos zbulohen nga policia. Pronari i marketit tha se një vjedhje e tillë nuk është shënuar më herët. Policia tha se edhe eskavatori i përdorur në grabitje ishte i vjedhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb