(Foto ilustrim)

SHIJAK

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur bankomatin e një banke të nivelit të dytë në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, teksa autorët kanë thyer bankomatin me mjete të forta duke marrë një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi.

Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura. I njëjti bankomat është tentuar të grabitet edhe disa javë më pare. Forca policie vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 14.02.2019, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë. Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku po  punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: