MEMALIAJ

Një 70-vjeçar nga Memaliaj është grabitur me dhunë mbrëmjen e së martës. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait.

Mustafai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregëtojnë artikuj industrialë, në kohën kur një person i paidentifikuar dhe i pakapur nga policia ka tentuar të grabisë të moshuarit.

“Sot rreth orës 19:00 në qytetin Memaliaj dyshohet se është vjedhur me dhunë shtetasi M.M, 70 vjeç, banues në Memaliaj. Atij i kanë marrë me force duke e lenduar, rreth 50.000 lekë si dhe një telefon. I demtuari u shoqërua per në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër për kontroll mjekësor dhe eshte jashte rrezikut. Policia ka shoqeruar disa persona dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit te ngjarjes’- thotë policia në njoftimin zyrtar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: