Një farmaci në lagjen “30 Vjetori” ka rënë pre e hajdutëve beratas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe vjedhja është kryer kur farmacia ka qënë e hapur.

Mendohet se hajduti ka qënë duke vëzhguar për disa orë me radhë lëvizjet e farmacistes dhe kur ajo ka dalë për një moment jashtë ai ka hyrë brenda farmacisë, ka marrë të gjitha lekët që ndodheshin në sirtar dhe është larguar me vrap. Ai është pikasur duke dalë me lekët në duar nga farmacistja, e cila e ka ndjekur por nuk ka mundur ta kap dot.

Farmacistja ka njoftuar policinë, që pas mbërritjes në vendngjarje ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së farmacisë dhe bizneseve përreth. Nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe nga pyetjet e dëshmitarëve në vendngjarje, policia ka mundur të identifikojë autorin dhe ta shpallë atë në kërkim.

Aurori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është 38-vjeçari S.K, banues në lagjen “10 Korriku”, që rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal, i dënuar disa herë për “përdorim të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se hajduti, që po kërkohet nga policia, ka vjedhur në farmaci një sasi të konsiderueshme parash.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb