DURRËS

Një farmaci është grabitur mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja është shënuar në farmacinë ‘Drilona’ pas bashkisë së qytetit bregdetar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj tha për ‘BalkanWeb’ se autorët, ende të paidentifikuar, kanë grabitur gjithçka ndodhej në farmaci, duke e zbrazur totalisht atë.

Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e më pas arrestimin e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb