Policia e Florida-s ka shpallur në kërkim një person, pasi dyshohet se ka grabitur një furgon që transportonte vaksina kundër COVID-19.

Me anë të një postimi në “Facebook”, stacioni i policisë së Florida-s ka njoftuar se furgoni u grabit në vendin e quajtur “Strawberry Festival Grounds”, në afërsi të Plant City.

Nuk dihet ende se sa doza vaksinash ndodheshin në furgonin e vjedhur, por policia ka sqaruar se ato po transportoheshin në qendrën e vaksinimit në Plant City.

Sakaq, policia ka afishuar njoftime të shumta në rrjete sociale, ku i bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me forcat e rendit nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb