LEZHË

Është vjedhur gjatë natës njësia administrative e Shënkollit, në Bashkinë e Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se vjedhja është konstatuar në mëngjes nga punonjësit që kanë gjetur dyert e hapura dhe të dëmtuara.

Lina Guri, Administratorja e Njësisë Shënkoll tha se vjedhja është konstatuar mëngjesin e sotëm dhe se janë dëmtuar dyert dhe janë vjedh disa sende.
“Në orën 8 pa 5 e kemi konstatuar vjedhjen. Këtu ndodhet për momentin dhe Qendra Shëndetësore, është zyra e ALEAT që shërben tre njësi vendore dhe zyrat e specialistëve që i shërbejnë komunitetin. Nuk e dimë nga kanë hyrë, por është dëmtuar vetëm prona, dyert që janë shkatërruar, sirtarë, janë marrë dy aparate fotografike tek zyra e ALEAT. Kamera ka vetëm zyra e gjendjes civile. Nuk kemi roje, nuk ka dëmtim të dokumenteve. Kanë qenë më shumë se 50 të moshuar që prisnin të bënin vaksinën”, tregoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb