Një institucion financiar në Korçë ka rënë pre e një grabitje. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ autori i pamaskuar ka hyrë në ambientet e këtij institucioni dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë një shumë parash.

Siç thuhet, autori ka qenë rreth 30 vjeç, i ka drejtuar thikën punonjësve, ndërsa përmes kërcënimeve iu kërkoi atyre lekët, pasi në të kundërtën, do t’i godiste. Pasi ka marrë lekët është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e grabitësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: