PRRENJAS

Një kambist është grabitur mbrëmjen e sotme në fshatin Katjel të Prrenjasit teksa ishte duke u kthyer në shtëpi.

Burime nga Policia bëjnë me dije për BalkanWeb se autorët ishin tre dhe e grabitën kambistin teksa po kthehej në shtëpi.
Mësohet se i është vjedhur çanta me 40 milionë lekë të vjetra në të dhe u larguan me motor.

Policia është vënë në ndjekje të tyre teksa janë shoqëruar deri më tani8 persona që kanë dijeni për ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb