Grabitet me armë një farmaci në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Sami Frashëri”. Një person i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar punonjësen e farmacisë dhe ka marrë xhiron ditore.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, teksa janë ngritur pika të shumta kontrolli.

Informacion paraprak
Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: