SARANDË- Një 16-vjeçare është bërë pre e grabitësve sot në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërdënesh, ku 16-vjeçarja me iniciale M.K. është grabitur nga dy persona dhe më pas është dhunuar fizikisht.

Sipas burimeve, grabitësit i kanë marrë vajzës varësen dhe një byzylyk floriri. Policia është njoftuar për këtë ngjarje dhe ka marrë dëshminë e vajzës dhe po punon për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: