ELBASAN

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan i Lotarisë kombëtare në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë natës.

“BalkanWeb” mëson se autorët kanë thyer xhamat e dyqanit dhe më pas kanë hyrë brenda. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se autorët kanë vjedhur me anë të thyerjes një shumë prej 20.000 lekësh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb