Grabitet gjatë natës një firmë reklamash në Kodër Kashar. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se persona të pa identifikuar kanë hyrë me thyerje brenda firmës dhe vjedhur kasafortën.

Nga verifikimet dyshohet të jenë marrë rreth 2 mln lekë të vjetra. Vjedhja është konstatuar nga punonjësit e firmës.

Policia ka sekuestruar kamerat e biznesit dhe të bizneseve në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb