FIER – Një grua ka rënë pre e grabitjes së parave pasi ka dalë nga pika e këmbimit valutor në qytetin e Fierit. Policia bën me dije se dy persona i kanë marë çantën me një sasi lekësh dhe janë larguar.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 18:35, në lagjen “Apollonia”, në momentin që F.M ka dalë nga dyqani i këmbimit të valutës

Njoftimi i policisë

Fier

Informacion paraprak

Në datën 03.02.2018, rreth orës 18:35, në lagjen “Apollonia”, Fier, shtetases M.J, në momentin që ka dalë nga dyqani i këmbimit të valutës, dy persona të maskuar i kanë marë çantën me një sasi lekësh dhe janë larguar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb