DURRES- Një pikë e këmbimit valutor është grabitur gjatë natës në Durrës. Ngjarja ndodhi në Manëz. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyqani ishte në pronësi të 71-vjeçarit me inicialet E. D.

Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar, kanë dëmtuar qepenin dhe pasi kanë hyrë brenda kanë vjedhur xhiron ditore. Ka qenë pronari i biznesit ai që ka njoftuar për ngjarjen.

Deri më tani nuk dihet shuma e grabitur, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb