Këngëtares së njohur shqiptare, Adelina Berisha, i ka ndodhur e papritura! Raportohet se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e familjes së këngëtares, në lagjen “Velania”, në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës sa familja kanë qenë në një aheng familjar. E kontaktuar nga portali Telegrafi, Berisha ka dhënë detaje mbi ngjarjen e djeshme.

“Po, është e vërtetë që hajdutët kanë thyer mbrëmë shtëpinë e familjes tonë. Ne kemi qenë në një aheng familjar në Marigonë dhe në momentin e grabitjes, asnjë person s’ka qenë në shtëpi”, tha Berisha për Telegrafin. Më tej, ajo tregoi se i janë vjedhur para kesh dhe gjësende në vlerë, teksa policia ka nisur të hetojë rastin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Janë vjedhur 10 mijë euro kesh dhe stoli ari, por e rëndësishme është që familja ime është mirë dhe dëmi ka qenë vetëm material. Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit”, ka përfunduar këngëtarja.

Përndryshe, rasti është konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me force kane depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb