Vila ekskluzive londineze e Tamara Ecclestone është grabitur të premten e kaluar, pak orë pas nisjes për pushimet dimërore, të vajzës 35 vjeçare të manjatit Bernie Ecclestone, pronari historik i Formula 1.

Në shtëpi janë vjedhur xhevahire me vlerë 50 milion stërlina (rreth 60 milion euro), sipas asaj që raporton The Sun.

Hajdutët kanë grabitur vilën prej 70 milion stërlina të trashëgimtares, që ndodhet në një nga rrugët me të rëndësishme dhe elegante të kryeqytetit anglez, -një vilë me 57 dhoma në lagjen Kensington- e cila kontrollohet 24 orë në 24 për 365 ditët e vitit nga roje dhe telekamera sigurie.

Eccleston është plotësisht e shkatërruar dhe në gjendje shoku shkruan tabloidi.
Hajdutët, tre sipas disa dëshmive, kanë hyrë në vilë nga kopshti dhe do të kishin marrë të gjitha kasafortat nga dhoma e gjumit e Eccleston, nëse nuk do të kishin qenë të detyruar t’ja mbathnin për shkak se janë zbuluar nga një roje sigurie që gjendej brenda ambjenteve të vilës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb