DURRËS

Kapet i treti i grabitjes në ditët e para të janarit të këtij viti në Memaliaj, ku u morën 1.2 mln lekë dhe u dhunua një i moshuar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Policia e Durrësit pas një pune të mirëorganizuar ka kapur shtetasin M.Sh., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ” Vjedhja me dhunë” .

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të Operacionit Policor “ETALON”, finalizuar nga DVP Gjirokastër disa muaj më parë.

Shtetasi i mësipërm, në bashkëpunim me shtetasit, E.A., A.R., dhe F.R., banues në Durrës (të arrestuar), dyshohet se më datë 04.01.2020 kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Për veprime të mëtejshme hetimore shtetasi i lartpërmendur i’u dorëzua Efektiveve të Policisë Gjirokastër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb