Ditën e djeshme u njoftua se një efektiv policie në qytetin e Cërrikut, ishte arrestuar pasi gjatë një kontrolli të kryer në një banesë, i kishte vjedhur një shumë prej 30 mijë eurosh shtetasit Syrja Kuqja.

Bëhet fjalë për efektivin Geraldo Nela, i cili sipas njoftimit të bluve, ditën e sotme është përjashtuar nga strukturat policore.

Njoftimi: 

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë, inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik. 24-vjeçari u arrestua një ditë më parë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Arrestimi i tij u bë nga AMP.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb