Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për kapjen e personit të dyshuar, Dukagjim Ademaj, i cili është nga Lubova e Istogut, kjo pasi ai ka katër vepra penale.

Personi në fjalë ka 2 raste për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe 2 raste për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”. I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

Kërkesa e plotë nga Policia:

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

  • DUKAGJIN (ZEQIR) ADEMAJ i lindur me 03.10.1985 në Lubovë-Istog me banim ne fshatin Lubovë-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

  • 2- (dy) raste për veprën penale “Vjedhje e rëndë”
  • 2- (dy) raste për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb