FUSHE KRUJE – Policia e Fushë Krujës ka vënë në pranga një punonjës të Postës së këtij qyteti, pasi akuzohet për vjedhjen e një shume parash. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 34-vjeçari Hasan Guni është arrestuar, pasi ka vjedhur shumën e 153.193 lekëve teksa i transportonte paratë nga dega e Postës së Fushë Krujës, në Postën e Krujës.
“Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi: Hasan Guni 34 vjeç, banues në Krujë,pasi: Shtetasi i mësipërm, punonjës i Postës Shqiptare Krujë, shoqërues i vlerave monetare, ka vjedhur shumën e 153.193 lekëve, të cilat i kishte marrë në degën e postës Fushë-Krujë për ti dorëzuar në degën e postës Krujë. Gjatë rrugës për të dorëzuar paratë në Postën e Krujës ka marrë sasinë e lekëve duke lënë ambalazhin bosh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale“Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.”- bën të ditur policia.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb