Lirohet shtetasi kinez, Liangbin Chen që akuzohej për zhvatjen e afro 145 milionë eurove. Chen u arrestua në korrik në Tiranë, por Gjykata e Tiranës caktoi sot masën ‘arrest shtëpie’, vendim ky në përmasat e skandalit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se si argument është përdorur faktit se referuar një akti të Mjekësisë Ligjore i dyshuari nuk mund të qëndrojë në qeli pasi i rrezikohet jeta pasi thuhet se vuan nga një sëmundje e rëndë .

Chen do të qëndrojë në arrest shtëpie në mbikëqyrje policore sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari Kujtim Vranici.

  • foto galeri

CHEN u arrestua më datë 11.07.2022, ora 14:00, në Rinasi pasi në momentin që ka kryer procedurat e regjistrimit në hyrje me linjën ajrore “Air Albania” Londër-Tiranë, ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritet kineze. 32-vjeçari, me profesion programues kompjuterik, u arrestua si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda. Ky grup kriminal ka mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërkohë aktiviteti ka qenë i shtrirë edhe në Dubai.

Platforma e ngritur online u mbyll dhe Chen bashkë me bashkëpunëtorët u zhdukën me 1 miliard jen, ose 145 milionë euro. 32-vjeçari mbërriti në Shqipëri nga Dubai dhe dyshohet se do të fshihej në vendin tonë.

Ky rast i paprecedentë, në kufijtë e skandalit ka ndodhur edhe me Abdulselman Turgut, i cili kërkohej për trafik droge nga autoritetet gjermane, por që gjykata e Apelit të Tiranës e liroi atë. Pas lirimit, ky u fundit u arratis, ndërsa tashmë është shpallur në kërkim në lidhje me sulmin terrorist që mendohet se ishte planifikuar ndaj opozitarëve iranian, muxhahedinëve, që ndodhen në kampin ASHRAF 3 në Manzë.

NJOFTIMI I GJYKATES
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg”, të caktuar ndaj shtetasit L Ch., me vendimin Nr.. Regi.Themeltar, date 14.07.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, me ate te “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 K.Pr.Penale.

Urdhërohet shtetasi L. Ch. qe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në..
Urdhërohet organi i Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Tirane per te siguruar zbatimin e këtij vendimi qe te realizohet mbikëqyrja e vazhdueshme 24 oreshe nga punonjësit e Policisë të Komisariat Nr..Tiranë, që mbulon juridiksionin e vendbanimit të tij, si dhe për ndalimin e përdorimit të pasaportes apo dokumentave të tjera identifikuese të vlefshme, për daljen e tij jashtë shtetit.
Urdhërohet lirimi i menjhershëm i shtetasit të huaj L. Ch. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonje shkak tjeter.
Ngarkohet prokurori i çështjes pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund te bëhet ankim në Giykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve,
duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall ne Tiranë, sot më datë 09.09.2022.
Sekretare
Gjyqtar
Kujtim Vranici

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: