Personi që grabiti taksistin, u la sot në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Në seancë gjyqësore Eduard Budini, i ka kërkuar ndjesë taksistit dhe familjes së tij, por ka theksuar se nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur.

“Ndjesë shpirtërisht për cfarë ndodhi, nuk kujtoj asgjë. ajta t’i kërkoja falje taksistit, por nuk e gjeta”,­ ka thënë në gjyq Budini.

Pasi është arrestuar në Gjiroktastër, ka thënë: Jam në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpirtërore.

Grabitja ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2015, por vetëm pak ditë më parë policia publikoi videon e ngjarjes dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar, ku një prej lexuesve të BalkanWeb e identifikoi. Pak minuta më vonë u njoftua se ish-polici u kap në Gjirokastër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: