Policia e Devollit ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave, duke zbardhur dhe dokumentuar tri grabitje dhe vënë në pranga autorin e dyshuar.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se është arrestuar shtetasi Kosta Ago.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e tri ngjarjeve të ndodhura në fshatin Bitinckë, të cilat bëjnë fjalë për vjedhjen në tri banesa të pabanuara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të tyre, shtetasin K. A., 42 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në datat 16.12.2020 dhe 08.07.2020, ka vjedhur në banesat e pabanuara në pronësi të shtetasve L. K., A. M. dhe F. F., banues në Bitinckë, orendi të ndryshme shtëpiake dhe materiale hekuri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: