TIRANE- Zbulohen të tjera detaje të reja nga hetimi në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku tre persona të maskuar e armatosur vodhën rreth 1 milion euro.

Burime nga grupi hetimor i çështjes pohuan se është gjetur rreth 200 m larg makinës së djegur, e cila është përdorur nga një prej autorëve të grabitjes. Lajmi është konfirmuar nga burime të Policisë së Tiranës.

NGJARJA
Grabitja e shumës së parave, të cilat i përkisnin një banke të nivelit të dytë që operon në Shqipëri, ndodhi më 30 qershor, në kohën kur ato po transferoheshin me mjetin e Kompanisë së Sigurisë Fizike “Nazeri 2000” drejt avionit që kryente fluturimin e radhës.

Pasi kanë marrë paratë, autorët janë larguar lehtësisht, ndërsa pak minuta më vonë policia gjeti të djegur mjetin tip “Benz” 190, që dyshohet se u përdor nga ata gjatë grabitjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: