DURRES- Një grabitje ka ndodhur pasditen e para dy ditëve në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Dy persona të pajisur me elektroshok kanë hyrë në një argjendari në pronësi të Gj. Ngresi, dhe pasi kanë kërcënuar shitësen, kanë grabitur dyqanin. Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka siguruar pë BalkanWeb  foto të tyre gjatë largimit ku drejtohen për në lagjen  nr.4.

Foto është kapur nga një biznes aty pranë pasi argjendaria nuk kishte kamera.

durres-grabitja-ne-argjendari-grabitesit

Ngjarja
Në momentin e ngjarjes në argjendari ndodhej vetëm shitësja.

Pasi kërcënuan me armë punonjësen, e kanë goditur me elektroshok, dy grabitësit kanë marrë sendet me vlerë, rreth 2 kg flori në formë bizhutesisht. Pas kësaj, autorët u larguan me shpejtësi.

Dëshmia e shitëses

Shitësja e dyqanit, e cila ndodhej e vetme në momentin e ngjarjes, ka treguar edhe mënyrën sesi dy grabitësit janë futur në argjendari.

Ajo rrëfen se dy të rinj të moshës 20-25 vjeçare u futën në argjendari, dhe në momentin e parë ka krijuar përshtypjen se ishin klientë, por më pas ata e kanë kërcënuar.

“Mendova se ishin blerës. Në dyqan hynë dy të rinj të moshës 20-25 vjeçare, ishin veshur normalisht të pamaskuar. Njëri erdhi me kërcënoi, më vuri elektroshokun në qafë dhe më tha na jep paratë dhe mallin. U tremba dhe i thashë ‘mos më vrisni se kam fëmijë’. Më pas nuk mbaj mend asgjë, pasi rashë në tokë pa ndjenja. Nuk munda t’i ndaloj, se isha e vetme”, rrëfen shitësja e argjendarisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb