GREQI

Autori i dytë i grabitjes spektakolare të 14 shtatorit në një bankë në mes të ditës në Athinë është arrestuar.

Policia greke bën me dije se i prangosuri është një emër i njohur për drejtësinë greke për shkak të së shkuarës së errët kriminale.

Ai ka qenë i akuzuar më parë për vjedhje, drogë e tentativë vrasje. Në fillim të verës ai kishte tentuar të vidhte një dyqan, por theu vetëm xhamin.

Bashkëpuntori i tij u arrestua më 28 shtator, por rreth dy javë më parë ata së bashku hynë me armë dhe morën 13 mijë euro. Ndërkohë dyshohet se kanë realizuar edhe dy grabitje të tjera bandash në pjesën veriore të Athinës, përkatësisht më 18 gusht dhe 2 shtator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb