TIRANE– Ka nisur seanca gjyqësore lidhur me vjedhjen e bankës në zonën e ish-Bllokut, nga ku u grabitën 100 mijë euro.

Mësohet se banka dhe shoqëria e sigurimit kanë ngritur padi civile, ku kërkojnë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar në gusht të vitit të kaluar. Ndërkohë, në bankën e të akuzuarve janë Roland Liti dhe Alan Babameto.

Roland Liti

SI U KRYE GRABITJA
38-vjeçari Liti, dyshohet se në bashkëpunim me Babameton, të ketë hyrë në bodrumin e një biznesi privat dhe më pas të ketë kryer grabitjen përkatësisht në data 5 dhe 6 gusht. Ata kanë hyrë nga kjo portë jeshile dhe kanë dalë nga mbrapa bankës, në parkingun privat ku dhe ndodhej dritarja me telat pjesërisht të hapura, pasditen e së premtes datë 5 gusht së bashku me veglat dhe ushqim kanë qëndruar në bodrum për dy ditë. Fillimisht nga pjesa e brendshme ata kanë ndërruar fishekun e derës së ish pab-it në bodrum, që të mos hynte njeri dhe më pas kanë tentuar të hapin me çekiç, daltë, dhe kriko murin në pjesën lindore të dhomës, për të depërtuar më mirë në brendësi, por kanë hasur në beton dhe në këtë moment rreth orës 20 e 15 është aktivizuar alarmi i sensorit sizmik i instaluar në dhomën kasafortë, çka përbën tentativën e parë për çarjen e murit.

alan-babamato

Pas kontrollit të përciptë të drejtorit të bankës dhe shefit të sigurisë nuk është konstatuar gjë. Sipas ekspertëve të grupit hetimor duke hasur në vështirësi, dy autorët janë zhvendosur në magazinën e bodrumit, ku ndodhet muri ndarës me dhomën kasafortë të bankës dhe me këtë krik që shihni në foto, kanë hapur fillimisht murin që të çon në dhomën kasafortë ku kanë tentuar ta hapin sërish me krik, daltë dhe çekiç. Në orën 05:00 të mëngjesit të datës 6 gusht, ka rënë sërish sinjali i alarmit që është vlerësuar vetëm pas 5 orësh, në orën 10 të paradites, ku është bërë sërish kontroll në të njëjtën mënyrë dhe nuk është konstatuar gjë. Në mbrëmjen e datës 6 gusht, njëri prej autorëve ka depërtuar në brendësi, dhe me një elektrik në dorë ka arritur të marrë nga dhoma shumën e lekëve dhe më pas janë larguar.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: