Pas grabitjes së bankës në Koplik të Shkodrës dhe arratisjes së 3 autorëve, policia ka nisur aksionin për arrestimin e tyre.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për BalkanWeb pamje nga aksioni policor, ku përveç efektivëve në terren, ka nisur edhe kontrolli nga ajri.

Siç shihet nga video, një helikopter i policisë po kontrollon nga ajri për autorët, të cilët pasi i vunë zjarrin makinës së tyre në dalje të qytetit të Koplikut, i grabitën një qytetari mjetin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: