VLORE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me grabitjen e një banke të Nivelit të Dytë në Vlorë, duke akuzuar kështu ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha theksoi se pas këtij krimi fshihen ‘bandat e Saje qorrit’.

“Sot, ditën për diell grabitja bankare e radhës!!
Te dashur miq, sot, diten per diell, ne mes te Vlorës bandat e Saje qorrit realizuan persosmerisht vjedhjen bankare te radhes. Policia njoftoi se sekuestroi kamerat. Keshtu qe kesaj radhe rrini te qete se nuk do te thote se se hajdutet ishin nga Burreli apo Kosova si ne rastin e aeroporit por thjesht kamerat ishin jashte funksioni!!

Miq, sot ne Shqiperi vidhet me lehte diten per diell se sa ne cdo ore te nates. Kjo sepse naten mund te ngaterrosh objektin! sb”, citohet në mesazhin e Berishës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: