TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një punonjës të policisë private, pasi akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Bëhet fjalë për grabitjen spektakolare me armë të një banke të nivelit të dytë pranë ish­Stacionit të Trenit, ngjarje e ndodhur më 13 shkurt të vitit të shkuar.

I arrestuarit është shtetasi Ilir Syla, 46 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, me detyrë ish­punonjës i policisë private që punonte pwr kwtw bankw.

Banka e nivelit të dytë u grabit më 13 shkurt të vitit të kaluar në mënyrë spekakolare, ku u morën 2 mln euro, ndërsa grabitësit u larguan me shpejtësi.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezultoi se policët privatë neglizhuan detyrën çka ngre dyshime se mund të kenë qenë të përfshirë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: