Ndonëse është dënuar me 16 vite burg dhe prej 4 vitesh ndodhet pas hekurave, Aleksandër Murataj nuk akuzohet për grabitjen e blindave me para në rrugën e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt 2017, për të cilën vëllai i ndjerë i Aleksandrit, Admir Murataj akuzohet si organizator dhe kreu i grupit kriminal.

Në seancën e sotme, prokurori i çështjes ka pohuar se Aleksandër Murataj ka kryer veprime mbështetëse në largimi ne të pandehurit, por nuk ka qenë pjesë e grabitjes. Audio është vënë në dispozicion nga gruaja e Aleksandër Murataj, Eda Lleshi pas përfundimit të seancës.

AUDIO
Gjyqtarja: Keni përftuar njoftime për aktivitetin e tij përveç se pas ngjarjes dhe përpara ngjarjes?

Prokurori: Avokati e ka shumë të qartë dhe në njoftimin e akuzës e kemi sqaruar. Në akuzë nuk është përmendur që Aleksandër Murataj ka qenë pjesë në ngjarje në momentin e goditjes së makinave, mjeteve me të cilat po transportohej. Veprimet janë të sqaruara shumë mirë në njoftimin e akuzës, pra veprime mbështetëse në largimin e të pandehurit. Mos të kaloj në përsëritje çfarë është përmendur në njoftimin e akuzës.

Avokati: Ka qenë apo nuk ka qenë pjesë?

Prokurori: Nuk ka qenë pjesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb