TIRANE

Policia e Tepelenës ka identifikuar brenda një kohe të shkurtër autorët e grabitjes së dhunshme në Memaliaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 22 janarit. Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Tepelenës kanë arrestuar sot organizatorin e kësaj grabitjeje. 22 vjeçari Donaldo Nelaj është arrestuar në Tiranë, ndërsa më herët ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Tepelenës.

I riu rezulton person me precedentë kriminalë, ai është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë dhe transport të lëndëve narkotike. Pak ditë më parë blutë e stacionit të policisë Memaliaj arrestuan edhe 18 vjecarin Dali Nelaj, Ari Isomati 19 vjeç dhe Armando Cakaj 19 vjeç, të tre banues në Memaliaj si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Bashkëpunëtor në këtë ngjarje ka rezultuar edhe 24-vjeçari Ervis Hysi, nga Gjirokastra, që aktualisht kryen dënimin në burgun 313 Tiranë pas arrestimit për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa tashmë i shtohet edhe akuza e korrupsionit pasiv. Autor i grabitjes së dhunshme të 70 vjecarit Mustafa Mustafai, në dyqanin e tij në Memaliaj rezultoi të ishte 21 vjecari Ilirjan Korbi nga Paskuqani i Tiranës.

Ai u arrestua rreth orës 14.00 të së martës së 29 janarit në Shkodër, ku kishte shkuar për t’u strehuar tek të afërmit e tij. Korbi në bashkëpunim me 6 të rinjtë tashmë në pranga, arriti tu grabisë 25 mije leke te reja çiftit te bashkëshortëve duke I dhunuar ne biznesin e tyre.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb